Nju-Jork – Nafta sot në bursën e Nju-Jorkut tregtohet me çmim nën 104 dollarë për barel pasi që kryengritësit libian përparojnë kundër forcave lojale të Moamer Gadafit.
Çmimi i naftës së “lehtë” për dërgesë në muajin maj në bursën e Nju-Jorkut u zvogëlua për 19 centë dhe shitet për 103,79 dollarë për barel. Nafta u lirua edhe dje për 1,42 dollarë.
Në të njëjtën kohë, çmimi i naftës evropiane “brent” në Londër u zvogëlua për 24 centë edhe sot tregtohet për 114,34 dollarë për barel.
Tregtarët shpresojnë se së shpejti do të ripërtërihet transporti i naftës nga Libia, i cili është vend anëtar i Organizatës të vendeve transportuese të naftës.
Tuesday, 29 March 2011 12:53