Po! Aktorja e famshme Meg Ryan ёshtё e fejuar me njё burrё i cili nuk ёshtё ende i divorcuar.
Bёhet fjalё pёr muzikantin John Mellcamp i cili nuk i ka dhёnё ende fund zyrtarisht martesёs sё tij 18 vjeçare me Elaine Irwin.
Aktorja e famshme vetёm pas gjashtё muajsh lidhjeje me muzikantin pranoi tё fejohej me tё. Madje ato po planifikojnё edhe dasmёn nё korrik!
Sipas disa burimeve nga miqtё e afёrt, Meganin nuk po e bezdis kjo situata e mosdivorcit pёrfundimtar tё partnerit tё saj pёr tё cilin ajo ёshtё e bindur qё do tё ndodhё shumё shpejt. Madje asaj po i pёlqen tёrheqja e vёmёndjes sё medias pёr kёtё fakt.
Fёmijёt e Johnit janё shprehur se babai i tyre nuk duhet tё martohet pёr herё tё katёrt, por ai ju ёshtё pёrgjigjur se Meg ёshtё gruaja qё ai gjithmonё ka dashur tё ketё dhe se ёshtё i sigurtё pёr vendimin e tij.
Kjo do tё jetё martesa e katёrt pёr tё, ndёrsa e dyta pёr Megan.
Megan ka qёnё e martuar me Dennis Quaid me tё cilin u nda pёr shkak tё aventurёs qё ajo pati me Russell Crowe pёrpara 10 vitesh.
Wednesday, 01 June 2011 14:32