Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 17:03

Christina Aguilera kёsaj here nё klubin ku shkon zakonisht nuk ёshtё paraqitur si njё kёngёtare e denjё, por si njё klloun.

Ajo ka qёnё pёr darkё tek Osteria Mozza dhe mbasi ka kaluar njё mbrёmje tё kёndshme me miqtё dhe tё dashurin e saj Matthew Rutler  ёshtё çuar pёr t’u larguar, por nuk ka mundur dot! Tё paktёn nuk ka mundur dot qё ta bёjё vetё pasi  ishte shumё e dehur dhe nuk qёndronte dot nё kёmbё.

Kёshtu i dashuri i saj dhe njё roje sigurie e lokalit e kanё ndihmuar duke e mbajtur pёr krahu dhe shoqёruar deri  tek  limuzina qё e priste jashtё.

Por, sa ka qёnё brёnda restorantit ka qёnё larg blicit dhe sa ka dal prej derёs sё tij nuk ka shpёtuar dot! Fotografёt tё cilёt rrinin jashtё duke pritur Christinёn e kanё fotografuar nё njё mёnyrё krejt ndryshe nga herёt e tjera.

Siç duket edhe nё foto ajo mezi i mbante sytё hapur dhe buzёkuqi i buzёve i ishte fshirё nё njё mёnyrё tё shёmtuar.

Kjo nuk ёshtё hera e parё qё ndodh kёshtu pёr Christinёn. Mё 1 mars i dashuri i saj Rutler u arrestua pёr shkak tё drejtimit tё automjetit  i pirё, ndёrsa Christina qё ndodhej nё makinё me tё ёshtё marrё dhe i ёshtё dhёnё ndihmё shёndetёsore pasi ishte nё gjёndje tё rёndё intoksikimi.

Duket sikur konsumi i alkoolit pёr divёn po kthehet nё njё zakon qё nuk i bёn pёrshtypje.

Shpresojmё dhe urojmё qё indiferenca e saj tё pёrfundojё pёrpara se çёshtja tё kthehet nё problem shqetёsues pёr tё.