Çifti numёr 1 nё listёn e vipave ёshtё shprehur se kanё dёshirё tё plotёsojnё dёshirёn e fёmijёve tё tyre duke celebruar lidhjen e tyre me martesё.
Ato ishin betuar qё nuk do ta bёnin diçka tё tillё deri sa martesat e homoseksualёve tё legalizoheshin nё tё gjithё Amerikёn. Por nuk ёshtё kot shprehja “Kurrё mos thuaj kurrё!”.
Kёshtu Pitt 47 vjeçar i cili ka qёnё i lidhur me Jolie 35 vjeçare qё nё vitin 2005, ёshtё gjendur pёrballё dёshirёs sё fёmijёve tё tyre pёr t’i parё duke u martuar. Dhe nuk janё pak! Janё gjashtё fёmijё, dy prej tё cilёve janё fёmijёt biologjik tё tyre, ndёrsa katёr tё tjerё janё fёmijё tё cilёt ata i kanё adaptuar.
Aktori i cili fitoi edhe çmim nё Kanё me rolin e tij tё babait abuziv nё filmin “The tree of life” ka dhёnё njё intervistё pёr USA Weekend.
“Fёmijёt na pyesin shpesh pёr martesёn. Pёr ta ёshtё diçka qё ka shumё kuptim. Prandaj ёshtё diçka pёr tё cilёn ne duhet tё mendojmё.”
Ndёr tё tjera duke folur rreth rolit tё tij si prind ai tha: “Fёmijёt janё pasqyra jonё. Nuk ka justifikime! Jemi ne qё duhet tё sigurohemi qё i kanё larё dhёmbёt dhe ngrёnё ushqimin. Ne duhet tё jemi tё pranishёn nёse ata zgjohen nё mёngjes nga njё ёndёrr e keqe…
Jeta jonё ёshtё shumё dinamike gjatё gjithё ditёs; siç fillon ashtu pёrfundon, me rrёmujё. Por neve nuk mbajmё sekrete nё familjen tonё. Ne me shumё ёmbёlsi u themi fёmijёve tanё “Mami dhe babi tani po shkojnё qё tё puthen” dhe sytё e tyre shkёlqejnё…”
Bukur tё jesh familje e madhe, apo jo?
Siç janё shprehur edhe vetё, Angelina Jolie dhe Brad Pitt po planifikojnё tё organizojnё martesёn e tyre…
Monday, 30 May 2011 13:03