Lajme Shqip Saturday, 28 May 2011 11:50

Prestigjiozi i lajmeve të personazheve vip TMZ ka bërë me dije se Lindsay Lohan i është vënë një byzylyk elektronik përgjimi.

Këtë gjë e kanë vërtetuar duke e fotografuar atë në ambjentin e oborrit të shtëpisë së saj, në ditën e saj të dytë të arrestimit.

Veprim me mënd nga ana e gjykatëses e cila e ka kritikuar bindshëm 24 vjeçaren për veprimin e vjedhjes së saj!

Tani me këtë byzylyk ajo do të jetë në përgjim gjatë gjithë kohës dhe nuk do të ketë mundësi që të thotë “Jo, nuk është e vërtetë!”.

Lohan fillimisht u dënua me 12 ditë burg, por në marrëveshje me prokurorinë dënimi i saj u pakësua.

Aktorja duhet të qëndrojë në arrest shtëpiak për 35 ditë dhe lirimi i saj do të bëhet më 29 qershor. Në dënimin e saj përfshihen gjithashtu kryerja e 480 orë punë sociale, nga të cilat 100 në morg.