Lajme Shqip Saturday, 28 May 2011 09:53

Lindsay Lohan ka planifikuar ta kalojë kohën e saj nën arrest shtëpiak, duke pikturuar, lexuar dhe duke u relaksuar në shtëpinë e saj në plazh. Tamam një dënim i vështirë nga ana e gjykatësit për Lohan… që të jesh në plazh e të mos dalësh dot nga shtëpia!

Sipas burimeve të njerëzve të afërt me Lohan ajo e ka vlerësuar këtë si një mënyrë mjaft e mirë për të medituar dhe fokusuar në shërimin e saj duke planifikuar edhe një jetë të re.

Përpara se Lohan të fillonte arrestin shtëpiak ajo ka ndaluar në market dhe ka blerë të gjithë panelet e nevojshëmpër të pikturuar, një mënyrë kjo mjaft e mirë për të shkarkuar stresin.

Gjithashtu ajo ka blerë edhe disa libra të cilat ka ndër mënd që t’i lexojë gjatë kohës së saj të lirë, të cilën do e ketë me tepri.

Lohan ka fituar vetëbesim se ajo do të lirohet nga arresti shtëpiak përpara ditëlindjes së saj më 2 korrik.

Nuk ka dyshim që ajo ndjehet e lumtur me këtë dënim për të, i cili mund të kishte përfunduar më keq nëqoftëse ajo nuk do kishte treguar mirëkuptim ndaj vendimit të gjykatës.