Lajme Shqip Saturday, 28 May 2011 09:52

Kur Fergie me bashkëshortin e saj Josh Duhamel ishin në një udhëtim ajror, njëri prej pasagjerëve të tjerë pati nevojë për urgjencë mjekësore. Dhe në këtë rast i pari që është çuar menjëherë për të ndihmuar jetën e atij burri që po asfiksohej ishte truproja e Fergie-t, Paskali.

Sipas burimeve të ekuipazhit të avionit që fluturonte nga New York për në Los Angeles, një pasagjer filloi të villte dhe më pas të kishte asfiksi. Në ato momente Paskal që është një njeri trupmadh si mal, kërceu menjëherë për të marrë në krah pasagjerin duke e kaluar në pjesën e mbrapme të avionit.

Pasagjeri është vizituar aty menjëherë nga një doktor që ndodhej në avion duke i monitoruar edhe zemrën nëpërmjet një aparature.

Fluturimi i avionit ka devijuar duke u ndalur njëherë në Las Vegas ku pasagjeri ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme në spitalin më të afërt. Dhe deri sa pasagjeri është marrë ma barelë truproja e Fergie-t e ka mbajtur gjatë gjithë kohës në krah.

Mbasi avioni ka mbërritur në destinacionin e Los Angeles ku gazetarët prisnin të fotografonin dhe intervistonin çiftin, Josh nuk ka vonuar për t’i thurur gazetarëve lavde për truprojen e tyre.