Familjarët e yllit Jeff Conaway kanë konfirmuar vdekjen e tij disa javë pasi ai u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Conaway ka qënë një abuzues i njohur i substancave narkotike i cili thuhet të ketë rënë në gjëndje kome që nga overdoza e fundit që pati marrë muajin e kaluar, për të cilën doktorët e kanë patur të pamundur për ta risjellë në jetë.
Brengat e Jeffit u bënë publike kur ai u shfaq në “Celebrity Rehab with Dr.Drew” në 2008 duke pranuar se ishte i mvarur nga alkolli, kokaina dhe qetësuesëve.
Conaway i cili luajti në filmin “Grease” në rolin e Kenickie më 1978 vdiq në moshën 60 vjeçare.
Në këtë humbje të madhe të historisë së Hollywood-it ju bashkua me dhimbjen e tij John Travolta duke u shprehur për njeriun e mrekullueshëm që ishte dhe kolegun e tij.
Saturday, 28 May 2011 09:51