Beckham i cili qё pas vitit 2003 iu kthye fanellёs sё Manchester United e bёri kёtё vetёm pёr shokun e tij Gary Neville. Dhe kjo ndeshje futbolli u mbajt tё martёn nё nder tё tij qё kishte dalё nё pension.
Por asgjё mё shumё nuk e tёrhiqte publikun se sa fanella e David Beckham, ndёrkohё qё nё qёndёr tё vёmёndjes supozohej qё tё ishte ishte Neville.
Asgjё nuk e bёri qёllimisht, por e bёri se thjesht ёshtё i madh!
Kёtё e ka treguar edhe gjatё pjesёs sё dytё tё ndeshjes kur po bёhej gati pёr njё goditje nga kёndi. Nё atё moment dy djemё tё vegjёl kapёrcyen gardhin e sigurisё dhe hynё nё fushёn e futbollit. Njёri prej tyre u kap menjёherё ndёrkohё qё tjetri fluturoi si rrufe.
Beckham ndёrkohё po rrinte me duart nёn ije duke pritur momentin qё tё tёrhiqte vёmёndjen e djalit qё po pёrpiqej tё shpёtonte nga forcat e sigurisё. Me t’u gjendur pёrballё tij hapi krahёt dhe djali ju vёrsul tё cilin Beckham e pёrqafoi fort, me njё pёrqafim si e ariut.
Por ky ishte njё moment shumё i shkurtёr pasi rojet e sigurisё nuk lejuan qё tё zgjaste mё shumё duke ja marrё pёr duarsh djalin dhe larguar nga fusha e Old Trafford. Beckham ka reaguar menjёherё duke dashur qё tё mos ja largonin nё atё mёnyrё dhe duke shprehur pakёnaqёsinё e tij ndaj kёtij gjesti.
Sigurisht qё ai djalё do ta kujtojё kёtё ngjarje si njё nga kujtimet mё tё bukua tё tij.
Nё linkun e mёposhtёm mund tё shikoni se si ka ndodhur gjithçka nё pak sekonda:
http://www.youtube.com/watch?v=_kd5m7I6fg4&feature=player_embedded
Friday, 27 May 2011 13:25