Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 10:45

Sipas burimeve të ‘Biblës’ së thashethemeve, TMZ-së, Estella Warren ka përfunduar mbrapa hekurave për shkak të përleshjeve të saj.

 

Policët kanë raportuar se aktorja 32 vjeçare e filmit “Planet of the Apes” ka përplasur makinën e saj Toyota Prius me tri makina të parkuara në mesnatën e së hënës.

 

Bukuroshja më pas është arrestuar për BDI dhe në atë moment ajo ka bërë rezistencë, madje edhe duke shkelmuar njërin prej policëve.

 

Por tentativat e saja për të shpëtuar nuk përfunduan këtu. Gjatë kohës që ajo po regjistrohej në stacionin e policisë, Warren hodhi tutje prangat dhe u përpoq të arratisej. Por sërish tentativë e dështuar për të.

 

Estella kësaj here vetëm sa i hapi më shumë telashe vetes. Ajo është akuzuar për drejtim automjeti nën konsum alkooli më shumë nga norma e lejuar, për goditje dhe kërcënime ndaj policëve, si dhe për tentativë arratisjeje.