Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 10:08

Këngëtarja bukuroshe është angazhuar për të kthyer në një show përgatitjen – provat artistike të ekipit të saj për paraqitjen në spektaklin e ardhshëm të fundjavës. Dhe kjo për një qëllim shumë human…

 

Ajo ka mbledhur 750 mijë dollarë nga shitja e biletave për 50 dollarë secila, të ardhurat e të cilave do t’i dhurojë për organizatat bamirëse që punojnë për të ndihmuar të mbijetuarit e tornados së fundit, që shkaktoi një katastrofë natyrore në jug të Amerikës.

 

Taylor është shprehur se shumë prej kërcimtarëve dhe muzikantëve të trupës së saj janë nga jugu i Amerikës dhe kanë kaluar orë të tëra tmerri duke u përpjekur që të gjejnë të afërmit e tyre nëpërmjet agjensive të lajmeve.

 

“Po mendoja se si mund të ndihmonim viktimat e kësaj katastrofe dhe më lindi idea — ‘Meqë jemi duke bërë prova për shfaqjen tonë, pse të mos e bëjmë përballë publikut duke shitur bileta, të ardhurat e të cilave të shkojnë për këto viktima?’,, – u shpreh ajo.