Elvana Gjata është një këngëtare e muzikës moderne shqiptare që këngët e saja kthehen shumë shpejtë në hite.
Është shumë e pëlqyer jo vetëm për fansat por edhe për paparacët. Kështu preferon ajo t’i quajë ato media që e ekzagjerojnë me lajmin, ‘paparacë’.
Ajo është munduar shumë që jetën e saj private ta mbaj të tillë, private. Megjithëse shpesh është parë të dalë mbrëmjeve me shoqërinë apo të afërm, nuk ka shpëtuar pa u zbuluar me Rogertin, të dashurin e saj me të cilin ka patur një lidhje disa vjeçare.
Dhe për këtë mediat kanë folur se madje edhe është ndarë, por si gjithmonë ajo nuk është prenoncuar për asgjë në lidhje me jetën e saj private.
E ftuar në një nga televizionet shqiptare, në intervistë ajo u shpreh:
“Edhe unë kam dëshirë të martohem, të kem fëmijë. Fëmijët i dua jashtëzakonisht shumë. Të gjitha këto do kenë kohën e vet, pasi tani unë jam e përkushtuar tek karriera ime. Për momentin, primare është karriera. Jam e re, kam kohë për këtë pjesë…”
Në datën 22 maj pritej që Elvana të publikonte klipin më të ri të këngës së saj, por siç ka konfirmuar edhe ajo vetë, për shkak të disa problemeve të ndryshme nuk ka mundur të dali në kohë, por që pritet nga dita në ditë.
Elvanën më së fundmi do e kemi konkurente në edicionin e tetë të muzikës moderne shqiptare “Top Fest” me këngën “Pa ty”, që është edhe një nga pretendentet e çmimit të madh më 5 qershor.
Thursday, 26 May 2011 10:04