Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 16:32

DiCaprio ёshtё pёrzgjedhur pёr tё qёnё nё rolin e kreut tё bandёs grabitёse serbe ‘Pink Panther”.

Thuhet qё skenaristi i filmit ka vizituar Beogradin javёn e kaluar dhe ёshtё takuar me pjesёtarёt e interpolit lokal; gjithashtu ёshtё takuar edhe me tё njohurin  Dragan Ilic.

Filmi ёshtё nё pёrgatitje por menaxheri i tij nuk ka pranuar tё japё detaje.

“Ështё e vёrtetё qё ne jemi duke pregatitur filmin. Ai ёshtё studiuar nё detajet mё tё vogla dhe nёse ai do tё xhirohet, do tё jetё njё punё fantastike,” tha Ilic i cili ndёr tё tjera argumenton se bota ka interes tё madh rreth kёsaj bande.

“Pantera Rozё” njihet pёr pjesёmarrjen e njerёzve profesionistё, si ish-oficerё policie apo ushtarё. Ata janë konsideruar përgjegjës për vjedhjet mё tё bujshme të diamanteve nëpёr botë; dhe pikёrisht pёr ‘dashurinё’ e tyre pёr tё vjedhur gura kaq tё çmuar, britanikёt i quajtёn ata Pantera Rozё.