San Francisco – Sipas datёs sё shpallur mё parё, dje adhuruesit e Lady Gagёs do tё kishin mundёsinё tё blinin online albumin e saj “Born this way”. Por gjёrat nuk kanё shkuar mirё pёr ta.
Albumi i saj qё mund tё blihej duke e shkarkuar nё kompjuter shitej nga kompania Amazon. Me sa duket Amazon pёr shkak tё trafikimit tё ngarkuar nё atё ditё ka patur probleme nё shkarkimin e kёtij albumi. Kёtё gjё e ka bёrё tё ditur zёdhёnёsja e kёtij rrjeti Sally Fouts.
Sipas njoftimit tё mёpёrparshёm, tё gjithё ato qё do e shkarkonin albumin e Gaga-s po atё ditё qё ai do tё dilte nё shitje nё internet, do ta blenin albumin vetёn pёr 99 cent!!! Dhe s’do mёnd qё ofertё e tillё ka bёrё qё tё gjithё tё vёrshojnё nё njё ditё.
Kёshtu tё gjithё ato qё tё lumturuar kanё menduar se do tё blenin albumin e saj, kanё ngelur tё habitur kur kanё parё qё blerjen nuk e bёnin dot pasi ‘produkti nuk ishte i disponueshёm’.
Fatlum ka qёnё vetёm njё blerёs i cili ka arritur tё blejё dhe shkarkojё nё pak minuta albumin e Lady Gaga-ёs.
Wednesday, 25 May 2011 16:07