Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 14:50

Kёngёtarja angleze 23-vjeçare, thotё se pavarёsisht shumёs qё mund tё fitojё nga kёto evenimente, ajo preferon tё kalojё verёn me shoqёrinё e saj.

Kjo ishte shpallja nё kopertinёn e Q Magazine.

Por realisht ajo pёr mё tepёr sqaron se arsyeja qё nuk ka pёr tё organizuar festival ёshtё pёr shkak se ajo vuan nga paniku emocional pёrballё grupimeve tё mёdha me njerёz.

“Nё skenё mua mё kap paniku dhe zemra nё rreh sikur gati tё shpёrthejё. Mё duket sikur s’do t’ia dalё mbanё asnjёherё! Nuk dua tё organizojё festival pёr kёtё arsye, sepse vetёm idea e audiencёs mё shtin tmerrin! Aq shumё mё tmerron sa kam frikё se mos dёshtojё nё interpretim dhe unё nuk dua qё kjo gjё tё ndodhi.”

Kёngёtarja e kёngёs hit “Someone Like You” ka karakterizohet nga njё detaj ndryshe me kёngёtarёt e tjerё tё famshёm. Ajo nuk ka aspak dёshirё tё komerçializojё me ermin e saj.

Ylli i sapo-lindur i Londrёs insiston duke thёnё se nuk do tё japё asnjёherё emrin e saj pёr njё produkt.

“Ështё e turpshme tё shesёsh me emrin tёnd. Kjo varet edhe se çfarё lloj artisti dёshiron qё tё jesh. Unё nuk kam ardhur nga paraja dhe nuk dua tё bёhem e tillё.”

E pyetur rreth zёrave qё qarkullojnё se ajo ёshtё duke pёrjetuar njё lidhje me Tinie Tempah, ajo i ёshtё pёrgjigjur duke thёnё se ёshtё beqare.

“Unё si Adele realisht nuk ndjej tё kem ardhur nё kёtё botё pёr t’u bёrё kёngёtare (e çuditshme pёr ta dёgjuar duke patur parasysh vokalin e saj), por mё shumё pёr tё qёnё njё nёnё. Unё dua qё tё kujdesem pёr dikё dhe po ashtu pёr mua. Qёllimi im i vёrtetё janё shoqёria dhe njё familje e madhe.”