Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 11:20

Pak ditë me parë kuptuam se këngëtarja Vlonjatjë Aurela Gaçe është shtatzënë  ndërsa tani bëhet e ditur se edhe këngëtarja e njohura Shqiptare, Tropojanja, Soni Malaj është shtatzënë.

Soni Malaj ka ngelur shtatzëne me të dashurit e saj, balerinin italian Mirko Luçarelli. Çifti që prej disa muajsh jeton në Spanjë, ka vendosur ta celebrojë marrëdhënien me një fëmijë. Në fakt nuk bëhet fjalë për një thashetheme. Vetë artistja Malaj, e ka pohuar këtë lajm ndërsa ishte prezentë në Tiranë, pak javë më parë. Sigurisht që bëhet fjalë për muajt e parë të shtatzënisë, pasi ende ajo nuk është e dukshme.

Soni dhe Mirko u njohën gjatë edicionit të parë të “Dancing with the stars- Albania”. Një simpati që mori përmasat e një historie të vërtetë dashurie, e që çoi në një fejesë alla shqiptare mes italianit dhe këngëtares simpatike. Për sa i përket karrierës muzikore, këngëtarja Malaj e ka lënë për momentin pas dore, për t’iu përkushtuar jo vetëm sipërmarrjes në Spanjë, por tashmë edhe bebes që do të vijë në jetë, ndoshta edhe brenda këtij viti.