Nuk ishte brenga e Arnoldit ajo qё bёri qё tё zbulohej ky sekret kaq kanosёs, por ishte intuita e Shriverit!
Ish-zonja e parё e Kalifornisё pёr njё kohё tё gjatё ka patur dyshime pёr identitetin e babait tё djalit tё Mildred Baena-s.
Sipas njё hetimi tё bёrё nga Radar Online dhe Star, Shriver e ka pyetur drejtpёrdrejtё gruan qё kishte punuar pёr 20 vite nё familjen e tyre nёse Schwarzenegger ishte babai i fёmijёs sё saj. Baena u dorёzua dhe konfirmoi; ndёrsa Arnold e ka pranuar vetёm mbas ballafaqimit.
Disa burime thonё se Baena shpesh herё e ka kёrcёnuar Arnoldin se do ta bёnte publike sekretin e saj 14 vjeçar, por se asnjёherё nuk ishte tamam rasti. Ajo nё tё vёrtetё nuk ka dashur asnjёherё ta lёndojё Arnoldin, sikur edhe nuk donte qё t’i jepte fund punёsimit tё saj. Si do qё tё jetё, shansin pёr tё sqaruar tё vёrtetёn e mori vetё nё dorё Shriver. Mbas kёsaj Baena dha dorёheqjen nё Janar dhe u largua nga shtёpia e tyre.
Arnold Schwarzenegger e pranoi kёtё fakt publikisht mё 16 Maj dhe qё prej asaj dite detajet pёr kёtё çёshtje nuk kanё ditur tё ndalen pёrpara publikut. Dje zonja Shriver ka punёsuar avokaten mё tё famshme qё merret me çёshtjet e divorcit, Laura Wasser-in.
Ndёrkohё Maria Shriver, ish gruaja e Arnoldit dhe mbesa e John Cennedy-t, po gjen mbёshtetjen e katёr fёmijёve tё saj tё cilёt po e ndihmojnё qё tё pёrballojё lajmet tronditёse ditё pas dite.
Sipas burimeve tё familjes Schwarzenegger thuhet:
“Fёmijёt janё duke mbёshtetur nёnёn e tyre dhe po mundohen qё tё qёndrojnё larg vёmёndies mediatike. Ndёrsa Maria po mundohet tё qёndrojё e fortё, vajza e saj 21 vjeçare Catherine po luan rolin e prindit tё dytё, tё cilin e ka bёrё edhe mё parё kur prindёrit e tyre ishin larg pёr fushatё elektorale. Veçanёrisht ajo ёshtё shumё e zemёruar pёr gjithçka çfarё po kalon nёna e saj. Ndjehen tё fyer qё çdo gjё ka dalё sheshit dhe kjo jo pёr hir tё babait tё tyre, por pёr hir tё nёnёs sё tyre!”.
Dhe Catherinё pёrveç mbёshtetjes emocionale qё po i jep vёllezёrve dhe motrёs sё saj, vazhdon tё jetё njё frymёzim pёr tё gjithё fёmijёt e tjerё tё rinj. Pёr kёtё ajo i ka dhuruar gёzim nёnёs sё saj me çmimin qё mori tё Enjten nё Girl Power Awards si frymёzimi i grave tё reja.
Nё mes tё gjithё kёtyre stuhive, Maria Shriver, po gjen ngushёllim me fёmijёt dhe familjarёt e saj.
Saturday, 21 May 2011 10:59