Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 08:50

Duket se çifti “Mediaset” po has probleme për shkak të disa komplekseve të djalit të Premierit.

Pak ditë më parë kemi pare Silvia Toffanin me Lorenzo Mattian në Portofino, ndërkohë sot po ju sërvirim një lajm tjetër për sa i përket një ndër çifteve më të përfolura.

Sipas burimeve shumë pranë çiftit thuhet se Pier Silvio Berlusconi duket se ka anuluar datën e dasmës për shkak të xhelozisë dhe pasi nuk e ka pëlqyer ndryshimin e look-ut të Toffanin.

Po këto burime rrëfejnë se Presidenti i Mediaset është inatosur pasi Silvia vesh fustane shumë të hapura dhe këpucë shumë të larta, dhe kështu ai ndihet keq për shkak të fizikut të tij te “reduktuar”.

Drejtuesja e Verissimo nuk duhet të ketë reaguar shumë mirë ndaj këtij ndryshimi, programi dhe madje edhe ne Portofino ata janë dukur shumë larg njeri-tjetrit, në fakt Silvia i është përkushtuar vetëm të voglit Lorenzo Mattia dhe është prezantuar nëpër rrugë me një fustan të veçante.