Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 12:13

Ka mjaftuar vetёm deklarata e Arnoldit dhe media nuk ёshtё kursyer pёr tё zbuluar asgjё. Dhe ja se çfarё del sheshit, kur gёrmohet shumё!

Maria Shriver, gruaja legjitime pёr 25 vjet e Arnold Schwarzenegger, kishte njё admiruese secrete. Por problem ёshtё se kjo admiruesja ishte pikёrisht ajo qё ia kishte lehtuar mёndjen burrit tё saj.

“Mildred Patty Baena kishte një obsesion pёr Marian …” thanё pёr TMZ burime të afërta me ish-zonjën Schwarzenegger. “-Patty e ndjente veten tё bukur dhe mendonte se nuk e kishte tё vёshtirё tё dukej si Maria.”

Burimet pёr TMZ thonё se Patty vishte rrobat e zonjёs sё parё tё Kalifornisё, madje edhe bizhutё e asaj nёpёr rrugё, kur vetё zonja nuk ndodhej nё qytet. Madje njё herё Maria ka zbuluar se njё prej bizhuterive tё saj mungonte. Pёr kёtё gjё mori nё pyetje stafin e saj. Nёse ajo qё mungonte u rishfaq apo jo, kёtё nuk e dimё.

Dhe çfarё ёshtё mё tronditёse: ka qёnё vetё Maria ajo qё i ka dhёnё kёshilla Patty-t pёr shtatzёninё e saj me tё dashurin anonim. Madje ajo i ka ofruar me shumё mirёsjellje mbrojtjen e saj.

Po nuk mbaron me kaq! Patty nё mirёbesim ka folur me njё mikeshёn e saj se kur Maria largohej nga shtёpia nё mёngjes, ajo rrёshkiste nё shtratin martesor tё tyre dhe argёtohej me Arnoldin. Madje, ajo dikur mburrej se ishte mё shumё ajo njё grua pёr Arnoldin, se sa Maria, pasi kjo e fundit nuk i gjindej gjithmonё pranё.

Ne shqiptarёt kemi njё shprehje: “Tё jep dorёn dhe tё merr krahun”. Kёshtu duket dhe rasti i kёsaj gruaje tё fiksuar qё jo vetёm shkatёrroi njё familje, por shfrytёzoi dobёsitё e njё burri, qё nё kёtё rast bёhet fjalё pёr ish guvernatorin e Kalifornisё dhe aktorin e famshёm Arnold Schwarzenegger.

Nuk do mёnd tё kuptosh qё karriera e tij tani ёshtё e shkatёrruar, megjithёse nuk ёshtё çudi qё tё ketё edhe kthesa pёr mirё. Kjo pёr arsyen se tё paktёn kinematografia ёshtё njё industri ku mund tё fitosh shumё para pa u shqetёsuar shumё pёr moralin apo ndershmёrinё.