Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 07:09

Megjithёse ёshtё njё ndёr personazhet mё tё rёndёsishёm tё Anglisё dhe historisё, atij do t’i refuzohet mundёsia pёr njё martesё tipike.

Na vjen keq William, por ti nuk mund ta puthёsh nusen!

 

Pёrgjatё parakalimit tё nuses sё tij nё Westminster Abbey ai duhet tё jetё shumё i kujdesshёm pasi çdo gjё do tё mbahet mёnd nga gjithё tё ftuarit; gjithashtu duhet tё pregatitet pёr tё pёrsёritur fjalёt e tij solemne pёrballё arqipeshkvit tё Canterbury-t nё sekondat e tij tё fundit tё beqarisё.

 

Por pasi ceremonia tё ketё pёrfunduar dhe unazat tё jenё shkёmbyer, nuk do tё ketё asnjё ‘shfaqje’ tjetёr pёrballё publikut. Protokolli i Kishёs Anglikane ndalon shfaqje (sjellje) tё tilla, sidomos nё Kishёn mё tё famshme tё botёs, Westminster Abbey.

 

Lartmadhёria e tij Dr. John Hall thotё: “Nuk do ketё asnjё puthje gjatё ceremonisё martesore. Kёto gjёra nuk bёhen nё Kishёn Anglikane. Pjesa ‘…tani mund tё puthni nusen’ ndodh vetёm nё Holliwood, jo kёtu!”

 

E njёjta gjё ka qёnё edhe me nёnёn e Williamit, Priceshёn Diana e cila u martua me Princin Charles nё 1981 tё cilёt nuk u puthёn nё Kishё. Por ato shёnuan njё moment historik duke u puthur nё ballkonin e Buckingham Palace.

 

Kёshtu pritet edhe pёr çiftin e ri. Dhe me sa duket po tregohen mjaft tё gatshёm nё planifikimin e kёsaj. Madje ёshtё caktuar edhe ora 1:25 pm sipas orёs sё Londrёs pёr shkёmbimin e puthjes nё ballkonin e famshёm, duke dashur tё tёrheqin vёmendjen e tё gjithё fotografёve dhe kameramanёve.

 

Martesa e tyre do tё jetё mё 29 Prill.

 

Numёrimi i ditёve mbrapsht ka filluar…