Brian Friedman jep dorёheqjen pёrpara turit tё Britney-t
Britney-t do i duhet tё gjejё shumё shpejt njё koreograf tё ri pasi Brian Friedman nuk do tё punojё me pёr tё nё turin e ardhshёm.
Ndёrkohё qё 29 vjeçarja po pёrgatitet pёr turin e saj ‘Femme Fatale’, koreografit tё saj i ёshtё dashur qё tё tёrhiqet pёr shkak tё konflikteve qё kishin pёr skedarin.
Friedman, qё ka qёnё koreografi i Britney-t nё dy videot e fundit ‘Hold it Against Me’ dhe ‘Till the World Ends’, ёshtё shprehur:
“Pёr shkak tё axhendёs sё ngarkuar tё tё dyja palёve, nuk ramё dot dakort pёr turin ‘Femme Fatale’. Unё jam mirёnjohёs qё kam patur mundёsinё tё punoj pёr dy videot e saj. Jamie King do tё drejtojё sёrish turin dhe ai po krijon njё listё pёr koreografё tё rinj. I uroj fat kujtdo qё do t’i bashkohet.”
Britney Spears do tё fillojё turin e saj me Nicki Minaj mё 17 Qershor tё Sacramentos nё California.
Thursday, 21 April 2011 08:16