Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 07:56

Kёngёtarja i bashkёngjitet fushatёs sё inicjuar nga Zonja e Parё, Michelle Obama.

Muajin e kaluar Beyonce ju bashkua fushatёs sё Zonjёs sё Parё Michelle Obama, fushatё e cila ka pёr qёllim tёrheqjen e vёmendjes ndaj obesitetit tё fёmijёve. Kёngёtarja ёshtё ofruar qё tё pёrpunojё versionin e ‘Single Ladies’, tё ardhurat e sё cilёs do tё shkojnё nё ndihmё tё fushatёs.

Kjo fushatё konsiston nё edukimin e tё ngrёnit nё mёnyrё tё shёndetshme dhe bёrjes sё fiskulturёs, si element i domosdoshёm pёr kёdo. Fushata ёshtё menduar tё organizohet nё njё mёnyrё tё tillё qё jetё argёtuese pёr tё gjithё tё rinjtё, pikёrisht duke kёrcyer. Kёshtu, njё video me kёngё argёtuese do tё shpёrndahet nёpёr shkollat e Amerikёs . Videoja mёsimore do tё jetё e ndarё nё disa etapa, tё cilat do tё mёsojnё tё rinjtё gradualisht tё kёrcejnё njё kёngё shumё tё bujshme ‘Teach me how to dougie’.

Beyonce ёshtё shprehur: “Ndjehem shumё e ekzaltuar qё po kontribuojё nё kёtё fushatё qё trajton njё krizё tё shёndetit publik. Zonja e Parё, Michelle Obama meriton lavde pёr iniciativёn e drejtpёrdrejtё qё ka marrё pёr trajtimin e kёsaj çёshtjeje”.