Banda irlandeze e rock-ut U2, me turin “360 Degrees” u bёnë mё tё sukseshmit e tё gjitha kohёrave.
Shitjet e koncertit tё tyre mbrёmjen e sё Djelёs nё Sao Paulo, bёnё qё turi tё kapёrcente shumёn prej 554 milion dollarёsh, rekord i vendosur mё parё nga Rolling Stones me turin “Bigger Bang” i cili zgjati nga 2005 deri mё 2007-ёn.
Kur banda tё kompletojё turin edhe me 26 datat e tjera pёr koncerte, pritet qё tё mbledhi njё shumё prej 700 milion dollarёsh. Data finale e turit ёshtё mё 30 Korrik, nё Moncton tё Kanadasё.
Fillimet e kёtij turi u shtynё nё Maj tё 2010 kur lideri i grupit Bono ju nёnshtrua njё ndёrhyrjeje kirurgjikale pas njё plagosjeje qё pёsoi gjatё pёrgatitjeve pёr turin.
Menaxheri i U2, Paul McGuinness, thotё se parashikimet e fitimeve janё fantastike, megjithёse grupi ka shpenzuar shumё mbi produksionin pёr audiencёn.
Tuesday, 12 April 2011 10:38