Lajme Shqip Sunday, 27 March 2011 12:17

Maratona e “reality show” më të madh televiziv në vend do të nisë në ditën e parë të muajit prill.

Banorët e parë që do të futen në “VIP Shpija 2”, pritet të jenë: Xuxi, Haxhi Mërxha, Rovena Stefa, Qetsori i “Big Brother”, Buci i “Shpija e Kosovës”, Mariza Ikonomi, Zajmina, MC KResha dhe Elida Shasivari – Moja.

Ndërsa, spektakli i parë që do t’u prijë të tjerëve do të transmetohet të premten e 1 prillit, duke filluar në orën 20:00, në kanalin më alternativ në Kosovë, Kohavision.

Përmbledhjet ditore do të transmetohen nga e hëna deri të premten, duke filluar në orën 19:45, përderisa përmbledhja e fundjavës të dielën në orën 17:15. 

Regjisor i “VIP Shpija 2”, është Genc Dobroshi.