Tiranë – Këngëtari i dhjetëra hiteve në muzikën shqiptare Sinan Hoxha i ka tmerr avionët.
Megjithatë, atij i duhet që çdo javë të fluturojë, si pasojë e koncerteve të shumta që ka në diasporë.
Fundjavën e shkuar, kur këngëtari Hoxha udhëtoi drejt Gjermanisë, pati një përvojë të pakëndshme emocionalisht dhe materialisht.
I stresuar nga turbulencat që po pësonte avioni me të cilin po udhëtonte, Sinani nuk ka duruar dhe ka ndezur një cigare, konsumimi i cilës i ka kushtuar 1000 euro gjobë për shkeljen e rregullave, shkruan ‘”Bluetooth'”.
Ndonëse gjoba ka qenë mjaft e lartë, Sinani e ka paguar pa kundërshtim.
Saturday, 19 March 2011 16:26