Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 16:49

Berlin – Autoritetet shëndetësore të Gjermanisë informuan sot edhe për një rast fatal, i cili është pasojë e infektimit me bakterien esherihija koli, me çka numri i viktimave arriti në 15 persona.

Një grua tetëdhjetë e shtatë vjeçare, e infektuar me esherihija kolin entrerohemoragjike, vdiq sot në qytetin Paderborn, në Gjermaninë veriperëndimore.

Autoritetet shëndetësore të Suedisë paraprakisht kumtuan për rastin e parë fatal jashtë Gjermanisë. Në Suedi nga esherihija koli vdiq një grua 50-vjeçare, e cila është kthyer nga vizita në Gjermani.

Në Evropë me bakterien esherihija koli janë infektuar mijëra persona, kumtoi Instituti për kontroll të sëmundjeve “Robert Koh”. Instituti deri më sot ka regjistruar 373 raste të pacientëve të infektuar, të cilët përjetuan sëmundje të rëndë të veshkëve, të ashtuquajtur sindromë uremil hemolitik dhe i cili në mënyrë potenciale ka përfundim fatal.

Epidemia deri më tani e prekte kryesisht pjesën veriore të Gjermanisë, ndërsa më shumë qytetin port Hamburg.

Mendohet se shkaku për këtë infektim në Gjermani janë kastravecët e importuar nga Spanja. Pritet që rezultatet, të cilat kryhen në Spanjë mbi mostra të dyshuara nga perimet, të janë të njohura nesër.