Prishtinë – Derisa në tërë botën shënohet Dita botërore pa duhan dhe mbahen aktivitete të ndryshme për të vetëdijesuar qytetarët kundër pirjes së duhanit, shqiptarët kanë shënuar rritje të pirjes së duhanit, duke u radhitur të dytët në Evropë, pas Turqisë.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë, mbi 40 për qind e popullsisë shqiptare rezulton të jetë duhanpirëse, një e dhënë kjo që rezulton të jetë më e lartë se ata të publikuara deri më tani.
Sipas përllogaritjeve 895 mijë duhanpirësit e rregullt, konsumojnë mesatarisht 19. 5 cigare në ditë, duke shpenzuar një total prej 1. 4 milionë dollarë në ditë për të blerë cigare.
Tuesday, 31 May 2011 16:14