Prishtinë – Në Prishtinë filloi punimet konferenca ndërkombëtare e mjekësisë emergjente. Autoritetet shëndetësore e radhisin mjekësinë emergjente si prioritet të punës së tyre.
Konferenca për mjekësinë emergjente ka mbledhur mjekët e qendrave regjionale e rajonale, me qëllim përcaktimin e kritereve për diagnostikim të mirëfilltë të të sëmurëve kritik`, të cilët kërkojnë trajtim emergjent.
Drejtori i Qendrës Eergjente, Basri Lenjani, tha se “me anë të kësaj konference po përcillen rekomandimet e reja, gjegjësisht të udhëzuesve të rinj, për reanimacion kardio-pomunon dhe në këtë mënyrë po bëhet avancimi i këtyre protokolleve dhe kjo do të jetë një baraspeshë për të gjitha qendrat emergjente që të të punojnë me të njëjtin protokoll”.
Mjekësia emergjente do të jetë prioritet për ministrinë e shëndetësisë .
Ministri Ferid Agani tha se punëtorët e qendrës emergjente dhe mjekimit intensiv do të paguhen në bazë të punës që ata bëjnë ndërkohë ai se do të angazhohet edhe për zgjerimin e hapësirave të qendrës emergjente.
“Do të nisim nga zgjerimi i hapësirave të qendrës emergjente, duke shfrytëzuar ato mjete buxhetore të cilat janë”, tha ministri Agani.
Ushtruesi i detyrës së ekzekutivit të QKUK-së, Lulëzim Emini kërkoi që të gjitha ato kritere, të cilat dalin nga konferenca, të jetësohen më pas.
Kjo është konferenca e katërt që organizohet për mjekësinë emergjente.
Friday, 27 May 2011 13:55