Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 13:31

Shkup – “Roli i ombudsmanëve në mbrojtjen e fëmijëve nga dënimi trupor dhe psikik”, quhet Konferenca që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Zyrës së Avokatit të Popullit dhe Organizatës norvegjeze “Shpëtoni fëmijët”.

Avokati i Popullit Ixhet Mehmeti dhe Ahmet Pjano, udhëheqës i programit “Shpëtoni fëmijët” në Zyrën rajonale për Evropën Juglindore, Sarajevë BeH, do ta hapin konferencën.

Në takim do të marrin pjesë edhe Nada Grahovac, Ombudsmani për fëmijë i Republikës Serbe, Marija Kordiq, Ombudsmani për fëmijë i Krahinës autonome Vojvodinë, si dhe përfaqësues të vendeve-anëtare të rrjetit të ombudsmanëve për fëmijë nga Evropa Juglindore.