Prishtinë – Stafi i mesëm i QKUK-së protestoi sot për pagesat e kujdestarive, punës shtesë dhe të fundjavës. Kreu i sindikatës së QKU-së , Xhemajl Selamni tha se interpretimi i ligjit të punës nuk është bërë në mënyrë të drejtë.
“Interpretimin që ja kanë bërë këtij ligji pashallarët, të cilët janë të interesuar për mjegullnajë në shoqërinë tonë, është i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me interesat e shumicës së punëtorëve shëndetësor të Republikës sone”, ka thënë ai.
Selmani e ka quajtur protestën vërejtje për institucionet më të larta shëndetësore.
Ndërkaq, Lulëzim Emini nga QKUK, thotë se deri më tani kujdestaritë dhe puna e natës janë paguar në bazë jo ligjore dhe përmes marrëveshjeve që ka bërë ish menaxhmenti i QKUK-së. Emini thotë se po zbaton ligjin e punës.
Në protestë ka marrë pjesë edhe stafi i Emergjencës edhe pse koeficienti i pagës së tyre është dic më i lartë se i infermierëve të tjerë. Sipas Eminit në ministrinë e shëndetësisë është formuar një komision i cili brenda këtij muaji do të del me propozim rreth udhëzimit administrativ për pagesat e punës së ditës dhe natës dhe punës së vështirë. Në kategorinë e punës së vështirë hyjnë klinika e emergjencës, klinika e anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv.
Wednesday, 04 May 2011 17:14