Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 14:38

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi numërimin e votave të kontestuara në 26 kuti votimi, pas miratimit më herët të kërkesës ankimore të Partisë Demokratike për këqyrjen dhe rivlerësimin e tyre.

Në fillim të mbledhjes, e nisur rreth orës 13.20, përfaqësuesi i opozitës, Genc Gjoncaj kërkoi të lejohej këqyrja nga afër e kutive dhe e gjithë materialeve shoqëruese. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani e pranoi këtë kërkesë duke deklaruar se kjo është një e drejtë e padiskutueshme.

Në kutinë e parë të hapur rezultuan dy vota të kontestuara, ku votuesit shënonin se votojnë për kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama. Në njërën prej fletëve është bërë shenjë tek emri i kandidatit, ndërsa tek fleta e dytë është shënuar me shkrim Edi Rama.