Lajme Shqip Sunday, 29 May 2011 19:11

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë nesër katër kërkesat ankimore të subjekteve zgjedhore të depozituara pranë tij ditët e fundit.

Katër kërkesat, që i përkasin: dy Partisë Socialiste, një Partisë Demokratike dhe një Partisë Popullore të Pensionistëve, sipas KQZ-së kanë të njëjtin subjekt: kundërshtimin e tabelës përmbledhëse dhe kundërshtimin e rezultatit për bashkinë e Tiranës, ndaj u ra dakord që ato të shqyrtohen së bashku.

PD, në ankimimin e saj, dorëzuar dy ditë më parë, i kërkon KQZ-së të rivlerësojë dhe rinumërojë votat e kontestuara, të hedhura në një numër kutish gjatë procesit të votimit në Tiranë, më 8 maj.

Ndërsa, kërkesa e PS-së, ankimon tabelën e rezultatit për Tiranën si dhe tabelën e rezultatit për KZAZ nr. 49. njësia 5.