Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i mbledhur paraditen e sotme, shtyu për ditën e hënë shqyrtimin e katër kërkesave ankimore të subjekteve zgjedhore, të depozituara pranë tij ditët e fundit.
Katër kërkesat, që i përkasin dy Partisë Socialiste, një Partisë Demokratike dhe një Partisë Popullore të Pensionistëve, sipas KQZ-së kanë të njëjtin subjekt: kundërshtimin e tabelës përmbledhëse dhe kundërshtimin e rezultatit për bashkinë e Tiranës, ndaj u ra dakord që ato të shqyrtohen së bashku.
PD, në ankimimin e saj, dorëzuar dy ditë më parë, i kërkon KQZ-së të rivlerësojë dhe rinumërojë votat e kontestuara, të hedhura në një numër kutish gjatë procesit të votimit në Tiranës, më 8 maj.
Ndërsa kërkesa e PS-së ankimon tabelën e rezultatit për Tiranën si dhe tabelën e rezultatit për KZAZ nr. 49. njësia 5.
Saturday, 28 May 2011 13:53