Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 09:35

Tiranë – Kolegji Zgjedhor nis sot në mesditë shqyrtimin e kërkesë-padisë së Partisë Socialiste për mosmiratimin në kohë të tabelës përmbledhëse të rezultateve për KZAZ-në nr.49, njësia bashkiake 5.

Në kërkesë-padinë e socialistëve thuhet se “në përfundim të procesit të numërimit të votave për kandidatët për kryetar të Bashkisë Tiranë dhe Këshillin Bashkiak Tiranë nga 10 KZAZ të kësaj zone zgjedhore, u miratuan tabelat përmbledhëse të rezultateve të qendrave të votimit, ndërkohë që KZAZ nr.49 nuk e miratoi në kohë këtë tabelë”.

Çështja do të ketë relator gjyqtarin Petraq Koço, i cili do të prezantojë dhe kërkesës ankimore të PS-së.

Trupa e gjyqtarëve, e përzgjedhur nga shorti përbëhet nga gjyqtarët Dhurata Haveri, Marie Qiriazi, Entela Prifti dhe Sashenka Jonuzi.