Tiranë – Për kreun e Delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, mosmarrëveshjet politike në Shqipëri dhe përplasjet e fundit mund të influencojnë në stabilitetin e vendit është shprehur.
Parlamenti Europian paraqiti raportin për Shqipërinë për datat 6 deri në 9 maj, kohë në të cilën delegacioni i Parlamentit Evropian monitoroi situatën para dhe pas votimeve në Shqipëri.
“Situata në Shqipëri për një kohë të gjatë është përfshirë nga mosbesimi politik dhe polarizimi. Pjesëmarrja e lartë ne zgjedhje tregoi se njerëzit kujdesen dhe e duan të ardhmen e tyre”, tha Kukan në Parlamentin Europian.
Kreu i delegacionit për Evropën Juglindore tha se procesi i votimit ishte i rregullt dhe se rezultati perfundimtar do të pritet nga Kolegji Zgjedhor. Partitë kanë të drejtën të ankimojnë, por “duhet theksuar se mosmarrëveshjet rrezikojnë stabilitetin e vendit”.
Wednesday, 25 May 2011 15:22