Tiranë – Grupi parlamentar socialist vendosi të ndërpresë sërish marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë, në formë proteste, dhe ka paraljamëruar se do të presë vendimin e kolegjit zgjedhor për bashkinë e Tiranës për të ndërmarrë hapa të tjerë duke mos përjashtuar edhe mudnësin e protestave popullore ashtu sic është artikuluar qartë edhe nga lideri socialist Edi Rama.
E pikërisht pas këtij vendimi, në zyrën e kreut të Partisë Socialiste ka mbërritur ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, i cili e ka vizituar këtë zyrë shumë herë nga përfundimi i zgjedhjeve në 8 maj.
Pas përfundimit të takimit, të dy personalitetet nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat, por mësohet se këshilla e amabsadorit amerikan edhe njëherë ka qenë që të respektohen institucionet ligjore.
Tuesday, 24 May 2011 19:53