Tiranë – Zëdhënësja e Komisionit Europian, Natasha Butler, është shprehur mbi shpalljen e rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se procesi elektoral nuk ka përfunduar dhe se do ndiqet me kujdes, procesi i apelimit dhe publikimit të rezultateve përfundimtare si dhe raporti i OSBE-ODIHR-it.
“Kemi parë me vëmendje publikimin e KQZ-së për Tiranën, por, gjithashtu, çështja e bazës ligjore për vendimin e KQZ-së për të numëruar votat e hedhura në kutinë e gabuar, është një temë që ka shkaktuar shqetësim. Procesi elektoral nuk ka përfunduar do e ndjekim me kujdes, procesin e apelimit dhe publikimin e rezultateve përfundimtare si dhe raportin e OSBE-ODIHR”, tha Butler, duke shtuar se procesi i apelimit, duhet të bëhet në mënyrë komplet të pavarur dhe transparante.
“Procesi i apelimit të përmbushë kornizën ligjore në Shqipëri. Është me rëndësi që zgjidhjet ligjore të gjenden për çështje që nuk janë të mbuluar nga baza ligjore dhe janë të hapura për intepretime. U bëjmë thirrje liderëve të politikës në Shqipëri që të gjejnë zgjidhje konsensuale për këto çështje”, shtoi ajo.
Ndërsa lidhur me vlerësimin e standarteve për zgjedhjet demokratike, Butler është shprehur se bazuar në raportet e para, ka pasur elementë positive, sepse dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe votimi shkoi mire pavarësisht disa incidenteve.
“Por para e pas procesit dhe ditëve të fundit, gjërat nuk shkuan sipas standardeve për zgjedhjet demokratike ndërkombëtare. Kjo është fatkqësi, sepse ky është një nga prioritetet kryesore për opioninin e Komisinit Europian dhe element jetik për integrimin e Shqipërise në BE”, përfundoi prononcimin e saj Butler.
Tuesday, 24 May 2011 17:04