Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi pas shpalljes së rezultatit nga KQZ në disfavor të tij se nuk do ta njohë rezultatin për Bashkinë e Tiranës.
Rama ndërkohë pohoi se do të ndjekë të gjitha rrugët demokratike e ligjore për ta kundërshtuar atë.
Në një deklaratë për shtyp Rama tha: “Nuk e njohim rezultatin e nuk kemi për ta njohur, pasi është fryt i kanibalizmit elektoral të Saliut, që u materializua në KQZ, dhe jemi të sigurt që do rrëzohet në tavolinën e drejtësisë”.
Por, liderët socialistë kanë skuar më tej, duke paralajmëruar se “nëse rezultati do të kundërshtohet në Kolegj Zgjedhor, dhe “nëse drejtësia nuk do bëjë drejtësi, atëherë populli do ta gjejë rrugën për të vënë drejtësi e ne do ta udhëheqim atë”.
Rama pretendon se Berisha “e vodhi fitoren e PS-së në Tiranë” dhe se kjo u bë me “shkelje më brutale të kodit zgjedhor, normave të etikës institucionale e jashtë çdo norme të moralit shoqëror”.
Tuesday, 24 May 2011 16:58