Tiranë – Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka paralajmëruar të gjithë qytetarët amerikanë, që jetojnë në Shqipëri, për rrezikun që mund të kenë gjatë zhvillimit të demonstratave të opozitës.
Në mesazhin drejtuar qytetarëve të saj, të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në internet, thuhet se “duke iu referua informacioneve të publikuara në media, qytetarët amerikanë duhet të shmangin qëndrimin dhe kalimin në këto vende gjatë zhvillimit të protestave”.
Më tej në njoftimin e saj Ambasada e SHBA-së shprehet se “në javët e fundit policia dhe media kanë raportuar për një numër të vogël të incidenteve sporadike të dhunës. Ne i përkujtojmë qytetarëve të SHBA-së se edhe demonstrata paqësore si qëllim mund të kthehen në dhunë dhe të paparashikueshme. Ju duhet të shmangni ato nëse është e munshme”.
Gjithashtu ambasada u kërkon qytetarëve amerikanë që të monitorojnë median në lidhje me zhvillimet dhe qytetet ku janë parashikuar demonstratat.
Friday, 20 May 2011 18:26