Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi edhe sot mes debatesh dhe kontestimeve të opozitës, numërimin e fletëvotimeve të kontestuara për bashkinë e Tiranës, një proces që është ndërprerë në këto çaste për të rifilluar sërish në ora 18:00.
Gjatë paradites deri në mesditë, KQZ numëroi 21 kuti, që i përkisnin KZAZ-së nr. 50, njësia 6 dhe KZAZ-së nr. 52, njësia 8, ku u konstatuan 45 fletë të panumëruara për kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha dhe 22 fletë për kandidatin e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama.
KQZ, pas hapjes së 75 kutive me fletë të kontestuara, ka vlerësuar të vlefshme 125 vota në favor të kandidatit Basha dhe 53 vota për kandidatin Rama.
Në mbledhjen e pasdites KQZ pritet të hapë kutitë me fletëvotime të kontestuara të KZAZ-së nr. 53, njësia bashkiake 9.
Friday, 20 May 2011 17:35