Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 15:07

Tiranë – “Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) është e nevojshme që puna të mund të lejohet që të kryhet në mënyrë të pavarur”, ishte mesazhi, që përcolli sot në media, ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, lidhur me situatën pas zgjedhore në Shqipëri.

Duke komentuar situatën, amabasadori Wollfarth tha se, “në KQZ është e nevojshme që puna të mund të lejohet të kryhet në mënyrë të pavarur dhe të jetë një punë e bazuar vetëm në shtetin e së drejtës, vetëm në ligj”.

“Askush nuk mund të dalë mbi ligjin, por duhet të ketë respekt për ligjin dhe punën e institucioneve”, theksoi ambasadori i OSBE.

Këtë deklaratë ambasadori Wollfarth e bëri pas një takimi që zhvilloi me prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, në kuadër të takimeve që realizon me krerë të institucioneve në Shqiperi.