Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 10:49

Tiranë – Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland i është bashkuar thirrjes dhe apelit të partnerëve të tjerë ndërkombëtare ndaj udhëheqësve politikë në Shqipëri për vetë-përmbajtje dhe respektim të plotë të procesit demokratik, pas zgjedhjeve të fundit lokale.

Në deklaratën e publikuar sot në faqen e Këshillit të Europës, Jagland shprehet se “doja të shtojë zërin tim me ato të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë në thirrjen e tyre për vetë-përmbajtje dhe respektimin e plotë të procesit demokratik”.

Më tej zyrtari i lartë i Këshillit të Europës u bën thirrje të gjithë udhëheqësve politikë të gjejnë një mënyrë për të dalë nga kriza aktuale, në respekt të plotë të kuadrit ligjor dhe institucional si dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të tensionit.

“Shqiptarët meritojnë më mirë”, thuhet në deklaratën e Thorbjorn Jagland.