Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijoi sot pasdite, mes debatesh, numërimin e fletëvotimeve të kontestuara për bashkinë e Tiranës, një proces që rinisi në orën 17.00 pas një ndërprerjeje.
Pasdite, KQZ numëroi 21 kuti, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kutive të numëruara në 55.
Rezultati i deritanishëm pas numërimit të fletëvotimeve në këto kuti është 80 vota, që përkasin kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha dhe 32 të tjera, kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama.
KQZ ka nisur procesin e numërimit të fletëve të pavlerësuara nga dita e djeshme, i cili po vijon mes debateve ndërmjet palëve.
Thursday, 19 May 2011 23:24