Tiranë – Partia Demokratike, përmes përfaqësueses së shtabit elektoral të kandidatit Lulëzim Basha të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në Tiranë, Jordia Tabaku reagoi sot pas deklaratës së kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, që është shprehur se, KQZ po manipulon rezultatin e zgjedhjeve, pasi po numëron votat e kontestuara.
Sipas Tabakut, “mjafton që Rama të ulet para ekranit dhe të shohë se votat po numërohen në mënyrën më të drejtë dhe transparente si asnjë herë tjetër”.
Sipas saj, Rama duhet të kuptojë se fitorja nuk vjen nga tabelat paraprake, por nga sa vota ka marrë.
“Pse nuk e kupton Edi Rama se nuk ka rëndësi se sa protesta bëhen, rëndësi ka sa vota ka marrë. Pse nuk e kupton Edi Rama se nuk ka rëndësi se sa herë ai e deklaron fitoren, rëndësi ka se sa vota ka marrë. Pse nuk e kupton Edi Rama se nuk ka rëndësi se sa akuza absurde ai bën, rëndësi ka vetëm se sa vota ka marrë. Pse nuk do Edi Rama që të numërohet çdo votë në Tiranë”, përfundoi Tabaku.
Thursday, 19 May 2011 16:38