Tiranë – Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kundërshtuan të enjten vijimin e numërimit të fletëve të kontestuara për kryetar të bashkisë Tiranë, pasi, sipas tyre, kutitë e parashikuara për t’u hapur sot, nuk përfshihen në aktin e miratuar dje nga Komisioni.
Në mbledhjen e sotme KQZ parashikon të vazhdojë numërimin e fletëve të kontestuara në pesë kutitë e KZAZ-së nr.48, përkatësisht 1793,1796, 1797, 1799 dhe 1809/1. Por, sipas përfaqësuesve ligjorë të PS-së, këto kuti nuk mund të hapen pasi KQZ për to nuk ka një vendim.
Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, tha se ne kemi vendosur të rivlerësojmë dhe të numërojmë të gjitha votat e panumëruara në Tiranë, ndërkohë që vendimi i marrë dje ka qënë në parim, por ndërkohë po vijojmë me vendime të ndërmjetme për çdo kuti me fletët e kontestuara.
Thursday, 19 May 2011 11:45