Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 14:13

Tiranë – Një kuti votimi “klandestine” ka shtyrë komisionerët e PS-së të reagojnë. Salla e takimeve të KQZ-së është shndërruar në ring boksi për disa çaste, ku njerëz me kollare kanë shpërndarë grushte.

Shpërndahen grushte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në Shqipëri, në rifillimin e mbledhjes, pas një orë ndërprerjeje. Një kuti votimi e futur në mënyrë të parregullt në rishikim, ka qenë shkak i grushtimeve dhe përplasjeve fizike në mbledhje.

Mbledhja e KQZ-së, e ndërprerë për rreth një orë nga kryetari Arben Ristani,  rifilloi me një situatë tensioni, e krijuar si rezultat i një përplasje fizike mes përfaqësuesve ligjorë të Partisë Socialiste dhe një nëpunësi të administratës së Komisionit Zgjedhor.

Hapja e një kutie votimi të KZAZ nr.47 shkaktoi përplasje, pasi sipas opozitës, kjo kuti nuk ishte e përfshirë në aktin normativ të miratuar sot për rivlerësimin e fletëve të kontestuara.