Lajme Shqip Tuesday, 17 May 2011 08:59

Tiranë – “Me rezultatet e deritanishme paraprake numri i votuesve apo i zemrave që rrahin për Lëvizjen Socialiste për Integrim është afër shifrës 120-mijë”. Kështu e ka filluar dekalatën e tij të parë që pas përfundimit të zgjedhjeve të 8 majit kryetari i LSI-së Ilir Meta.

Sipas tij, partia që drejton ka arritur “një rezultat jashtëzakonisht impresionues, rreth 40 e ca mijë vota më shumë se sa në zgjedhjet e para 2 viteve”.