Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 20:22

Tiranë – Në komisionin qendror të zgjedhjeve vijon të mbizotërojë një situatë e tensionuar mes komisionerëve, për shkak të mosfirmosjes së procesverbaleve nga anëtarët demokratë të Njësisë 5, e cila ishte e fundit që numëroi votat për kandidatët për kryetar Bashkie të Tiranës, e të cilat më shumë se një fitues i shtuan më tepër pikëpyetje procesit.

Për këtë arye triada e ambasadorëve që kanë monitorur nga afër të gjithë procesin, nga fillimi deri në fund, amerikani Arvizu ai i BE-së Ettore Sequi dhe ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, kanë zhvilluar një takim me kreun e KQZ-së, Arben Ristani.

Pas përfundimit të takimit që ka zgjatur mbi 60 minuta,  ata duket se nuk kanë dashur të bëjnë asnjë koment për mediat, ndërkohë që pritet nga momenti në moment të rifillojë mbledhja e KQZ-së.

Takimi zgjati për rreth 1 orë e 10 minuta, ndërkohë që pritet që në mbledhje të ketë ndonjë reflektim në lidhje me situatën e krijuar në KZAZ nr. 49.

Pritet që KQZ të japë një rezultat përfundimtar për Tiranën gjatë ditës së martë.