Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 08:46

Tiranë (Reuters) – Zgjedhjet për kryetarё tё komunave në Shqipëri, shihen si një provë kryesore për vendin në fushatën e saj për anëtarësimin në BE. Vёzhguesit ndёrkombёtarё thanё se zgjedhjet ishin konkuruese dhe transparente, por u dëmtuan nga lufta politike dhe mosbesimi.

Zyrtarёt e BE-sё thanё se sondazhi i sё djelёs duhej tё ishte ‘i lirё dhe i ndershёm’ nёqoftёse Shqipёria do tё donte qё tё ruante statusin e saj pёr kandidat nё NATO deri nё fund tё vitit.

Vёzhgues nga OSBE-ja thanё se votimi kishte shkuar relativisht mirё pavarёsisht nga problemet gjatё sondazhit dhe numёrimit tё votave.

“Zgjedhjet e 8 majit pёr qeverisjen vendore… ishin konkuruese dhe transparente, por u zhvilluan nё njё mjedis polarizimi tё lartё mosbesimi ndёrmjet partive nё qeveri dhe opozitё,” tha kreu i ekipit vёzhgues Jonathan Stonestreet.

“Në ditën e zgjedhjeve, votimi ka vazhduar relativisht mirë, edhe pse me vështirësi proçedurale, por numërimi u shty në shumë fusha,” shtoi ai.

Ndёrkohё qё numёrimi i votave vazhdonte tё martёn, socialistёt e opozitёs pretendonin njё fitore historike, ndёrsa Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha thoshte se mbetej fuqia kryesore politike.

Stonestreet tha se rivaliteti ndёrmjet pёrkahёsve tё dy partive ndёrprenё pёrgatitjet pёr zgjedhjet.

“Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, dy partitë e mëdha politike nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zgjedhore në një mënyrë të përgjegjshme, duke ndikuar negativisht administrimin e tё gjithë proçesit,” tha ai.

Stonestreet shtoi se partitё kishin vёnё nё pikёpyetje integritetin e organizatorёve tё zgjedhjeve dhe humbjen e besimit nё sondazh.

“Për fat të keq, ka pasur raste të provuara tё presionit tё ushtruar mbi punonjësit publikë dhe të tjerë për të mbështetur partinё nё pushtet, Partia Demokratike,” tha Stonestreet.

Pas një ditë votimi të qetë, të dy partitë kryesore akuzuan njëri-tjetrin duke u përpjekur për të ngadalësuar numërimin gjatё të hënës dhe të martës, duke ushqyer frikёn e manipulimit dhe thirrjet për të mbrojtur votat.

Numërimi i ngadalshëm ёshtё parё si dёmtues pёr legjitimitetin e proçesit. “Vonesa me numërimin është pa arsyetueshme dhe kjo do të dëmtojë standardet,” tha Lutif Dervishi, kreu i grupit tё anti-korrupsionit Transparency International in Albania.