Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 22:21

Koplik – Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për bashkinë e Koplikut, në rrethin e Malësisë së Madhe, ku fitues është shpallur kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Ramadan Lika.

Kryetari i KZAZ-së nr. 44, Rifat Çokaj, tha se pas numërimit të 7 kutive të votimit, rezultoi se kryebashkiaku aktual i Koplikut, Ramadan Lika, i propozuar nga “Aleanca për qytetarin” fitoi 2203 vota kundrejt 1843 vota të kandidatit të “Aleancës për të ardhmen”, Nazmi Hasanajt, duke marrë mandatin e dytë radhazi në krye të bashkisë së Koplikut.